Nga VLEN thonë se shqiptarët nuk ranë në grackën e “referendumit” që BDI/AKI me Ahmetin, Taravarin e Selën tentuan ta shisnin si shpëtim politik.

Prej atje thonë se “me 10 komuna të fituara, VLEN ua mori alibinë dhe ua hoqi maskën atyre që për vite e trajtuan votën shqiptare si pronë personale”.

“Kërkojnë fajtorë në çdo drejtim, por jo te vetja. Madje, si kulm i absurdit, përpiqen ta shesin Blerim Bexhetin si simbol të “ndryshimit”. Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së parti që, edhe në dështim, nuk e kupton realitetin e vet”.

“Flasin për “analiza” e “reformë”, por BDI nuk mund të reformohet sepse nuk e njeh këtë fjalë. Për ta, pushteti s’ka qenë mjet për t’i shërbyer njerëzve, por oksigjen për të mbijetuar. Dhe tani që pushteti u iku nga duart, po mbyten në panik e vetmashtrim. Derisa ata lëkunden në krizë, VLEN ecën përpara me besimin e qytetarëve, me duar të pastra dhe me politikën që i shërben popullit, jo vetvetes”, thonë nga VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";