VLEN: BDI pranoi fajësinë për fshirjen e mërgatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

VLEN sot ka akuzuar BDI-në për fshirjen e diasporës shqiptare me regjistrimin e vitit 2021.

Sot, para syve të opinionit publik dhe mediave, Bashkimi Demokratik për Integrim pranoi publikisht fajësinë për njërën nga padrejtësitë më të rënda dhe antikushtetuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, fshirjen e mërgatës nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 përmes metodologjisë skandaloze që i ndau banorët në rezident dhe jo rezident.

Në vend që të japë llogari për këtë akt të rëndë politik e kombëtar, ata iu shmangën çdo përgjegjësie, duke heshtur për faktin se regjistrimi u bë në kohën kur BDI ishte në pushtet dhe kishte përfaqësuesin e vet në Entin Shtetëror të Statistikave.

VLEN e pyet publikisht BDI-në:

Advertisement

Pse e fshitë mërgatën shqiptare nga regjistrimi zyrtar? Cili ishte pazari i pistë politik që bëtë dhe me kë? Pse përjashtuat nga vendimmarrja shqiptarët e diasporës që për dekada kanë kontribuar për këtë vend?

Ky është një akt i paprecedent, që ka cenuar të drejtën themelore të mërgatës për të qenë pjesë përbërëse e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut ,jo vetëm emocionalisht, por edhe ligjërisht dhe institucionalisht.

Tashmë është e qartë: BDI, bashkë me shokët nongrata, jo vetëm që heshtën për këtë padrejtësi për katër vite rresht, por sot e pranuan se kanë qenë bashkëorganizatorë të këtij procesi të padrejtë, ndërsa nuk dhanë asnjë përgjigje për dëmin e bërë.
Ndërkohë që mërgimtarët u lanë jashtë, BDI sot po bën pazare të reja për lista të përbashkëta në zgjedhjet lokale. A është kjo një paralajmërim për një marrëveshje të re të fshehtë mes BDI-së dhe patericave të saj? Me këtë marrëveshje apo e amnistojnë aleatët e ri BDI-në për këtë akt të turpshëm”, thonë nga VLEN.

Nga atje shtojnë se në tetor 2025, përgjigja më e fuqishme do të vijë nga qytetarët dhe nga mërgata, të cilët do të zgjedhin barazi, drejtësi dhe përfaqësim të dinjitetshëm, jo pazare dhe manipulime./Telegrafi/

Advertisement

The post VLEN: BDI pranoi fajësinë për fshirjen e mërgatës appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy