Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se ka lejuar kryetarin e komunës së Likovës të helmojë qytetarët me arsen.

“Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti, i zënë ngushtë nga disfata që i pret më 19 tetor, tashmë ka hyrë në pazar me partinë anti-BE dhe anti-NATO të Apasievit. Ky është demaskimi më i madh pas 20 vitesh premtime për integrim, sot bëhen ortakë me Levicën vetëm për një copë pushtet.

Ali Ahmeti i ka ende borxh opinionit përgjigjet për pyetjet publike: Pse e keni toleruar kryetarin e Likovës të vjedhë dhe të helmojë banorët me arsen? Pse vazhdoni t’i mbroni njerëzit e shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion? Kur ka qenë takimi juaj i fundit me ndonjë faktor relevant ndërkombëtar?

Bota tashmë e di kush është BDI. Vetëm këta, me metodat e atij që iku nga drejtësia për korrupsion, mendojnë se ende mund t’i mashtrojnë shqiptarët. Por më 19 tetor, përgjigjja do të jetë e qartë dhe e merituar”, akuzojnë nga VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";