
VLEN sot ka akuzuar BDI-në se nuk ka guxim të përballet me korrupsionin që ka në radhët e veta dhe se ka ndaluar së foluri për veting.
Nga atje thonë se pesë muaj pas Deklaratës “solemne” të vetting brendapartiak, BDI nuk ka as rezultate, as mekanizëm, as guxim për t’u përballur me udhëheqjen e vet kriminale. Kur e kuptuan se pastrimi i vërtetë duhet të fillojë nga vetja, thjesht u tërhoqën. BDI pushoi së foluri për vettingun. BDI shmang vettingun sepse e gjithë udhëheqja do të duhej të shkonte në pension të thellë politik.
“Lista e korrupsionit e BDI-së është publike dhe e gjatë: Kundër Bujar Osmanit kishte një lëndë nga Prokuroria Speciale, për krim, për prokurim, për vjedhje nga sektori i shëndetësisë. Çështja u zhduk në mënyrë misterioze!? Prokuroria Speciale pretendoi se Ministri Bujar Osmani kishte kryer prokurime kriminale ndërsa ishte përgjegjës për sektorin e shëndetësisë.
Bujar Osmani kishte skandale korrupsioni me prokurime publike nga kompani të afërta me të gjatë gjithë mandatit të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme?
Por më e rëndësishmja, Bujar Osmani u bë një faktor i rëndësishëm në bashkëpunimin dhe afrimin midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke mbajtur shumë takime publike dhe shumë të fshehta dhe duke mbështetur shumë nisma dypalëshe dhe shumëpalëshe për integrimin e dy vendeve.
Familja e Ali Ahmetit është një “rrjet” kompanish që fitojnë miliona përmes tenderëve shtetërorë.
Ndërtohen termocentrale, blihen qendra tregtare, investime, tregtohet me derivate të naftës?
Pothuajse nuk ka asnjë anëtar të familjes së Ahmetit që nuk është bërë biznesmen dhe që nuk është lidhur me kompani të dyshimta nga Maqedonia dhe Kosova”, akuzojnë nga VLEN.
Nga atje kërkojnë auditim të pavarur dhe publik të pasurive dhe tenderëve të të gjithë zyrtarëve të BDI-së, llogaridhënie të plotë për çdo rast korrupsioni, duke filluar nga individët e emëruar, dhe përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë kundër korrupsionit për të mbikëqyrur procesin./Telegrafi/
The post VLEN: BDI shmang vettingun sepse e gjithë udhëheqja do të duhej të shkonte në pension politik appeared first on Telegrafi.