Në karrierën e tij politike, Bujar Osmani gjithmonë është kujdesur vetëm për pozicionin dhe avancimin e tij personal, por kurrë për interesat e qytetarëve, akuzojnë sot nga VLEN.

Nga atje thonë se nuk jemi të vetmit që e pohojmë këtë, kjo konfirmohet edhe nga institucionet zyrtare të shtetit. Enti Shtetëror i Revizionit ka përgatitur disa raporte negative për punën e tij, përfshirë raportin për kohën kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë (2008–2011).

“Në vitin 2010, ESHR publikoi një raport për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2009, për periudhën në të cilën Osmani ishte Ministër.

Raporti konstatonte: Përdorim i paligjshëm i automjeteve zyrtare, pa vendime zyrtare për udhëtim, pa raporte mujore; 4.58 milionë denarë të paguar për derivate pa verifikim dhe barazim të faturave. Servisim i automjeteve pa prova, 1.4 milionë denarë të paguar për servisim pa proces verbal për pranim cilësor. Punësime të paligjshme përmes agjencive, angazhim të personave për projekte pa u parashikuar në Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës. Shpërblime të dyshimta për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik, 410 mijë denarë të paguar për angazhim të supozuar jashtë orarit të punës, pa prova për të njëjtën gjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky raport është dëshmi se Bujar Osmani jo vetëm që nuk la asnjë gjurmë të zhvillimit dhe përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, por përkundrazi udhëheqja e tij ishte një shembull i shpenzimit të paligjshëm të parave publike”, thonë nga atje.

Nga atje shtojnë se i njëjti njeri që mori raporte negative nga revizorët shtetërorë, kërkon besimin e qytetarëve të Komunës së Çairit për të vazhduar punën e tij të paligjshme në nivel lokal./Telegrafi/

The post VLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";