Koalicioni VLEN ka akuzuar Bujar Osmanin se është politikan mbi të cilin rëndojnë raporte të shumta të revizionit për keqpërdorime, njeriu që ka qenë i përfshirë në dosje të hapura të Prokurorisë Speciale Publike.

Nga VLEN thonë se Osmani ka udhëtuar për në Hungari dhe është takuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Reagimi i plotë:

“Ky është i njëjti ministër që lejoi kompanitë serbe e malazeze të marrin licenca për të sunduar me biznesin e kazinove, duke e kthyer shtetin në terren të oligarkëve të huaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është Bujar Osmani, politikan i kapur nga skandalet, që nuk ka guximin të përballet me të kaluarën e vet, por sot guxon të predikojë moral politik.

Prandaj ne e pyesim publikisht:

Pse nuk flet për vettingun e vetvetes?

Pse nuk tregon pse shkove në Hungari për ta takuar Gruevskin? Çfarë kërkove prej atij që iku nga drejtësia?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pse gjatë qeverisjes suaj, shqiptarët ishin më të varfër, më të papërfaqësuar dhe më të zhgënjyer se kurrë?

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar të vërtetën. BDI nuk është më as “shtëpi politike”, as “mbrojtëse e interesave kombëtare”, por një strukturë që ekziston vetëm për të shpëtuar fytyrën e disa individëve të diskredituar.

VLEN është përgjigjja. Me ekipin tonë të ri, të pastër dhe të përgatitur, ne nuk i trembemi as reformës e as transparencës sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Ndryshimi ka filluar. Mashtrimet e BDI-së nuk funksionojnë më. Më 19 tetor, shqiptarët do ta vulosin të ardhmen: VLEN është reforma! VLEN është bashkimi! VLEN është fitorja!”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: Bujar Osmani nuk ka guxim të përballet me të kaluarën e tij, BDI nuk është më mbrojtëse e interesave kombëtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";