Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “kanë kaluar 5 vite, 7 muaj dhe 8 ditë nga nënshkrimi solemn i marrëveshjes për “2 kilometrat e para” të autostradës Shkup – Bllacë, ndërsa premtimi i Bujar Osmanit, me të cilin u fotografua dhe u mburr politikisht, mbeti i parealizuar”.
Nga VLEN gjithashtu thonë se “Bujar Osmani kishte vetëm postimet në rrjetet sociale, fotografi, deklarata, video të shtrenjta”.
“Premtuan autostrada, lanë vetëm albume me fotografi. Premtuan spitale të reja, lanë tragjedi familjare. Premtuan ujësjellës, lanë shkretëtirë. Bujar Osmani ka qenë ministër në qeverinë e Gruevskit, zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe ministër i jashtëm në kohën e Zaevit dhe Kovaçevskit, gjithsej mbi një dekadë në funksionet më të larta shtetërore. Gjatë gjithë atyre viteve nuk pati asnjë rezultat për këtë projekt, as për komunat shqiptare për të cilat premtonte më së shumti. Kishte vetëm postime ne Facebook, video të regjistruara dhe premtime të rreme, ndërsa rezultatet ishin ZERO”.
“Mjaft më me ngjarje promovuese për premtime të mëdha dhe të rreme. Bujar Osmani nuk ka çfarë të tregojë si rezultat pas vetes, as projekte të realizuara, as vepra të ndërtuara, as ndihmë për askënd. Bujar Osmani është politikan karrierist, pa rezultate. Premtimet e tij sot për Çairin janë të njëjta si premtimi për autostradën drejt Bllacës pesë vjet e gjysmë më parë. Të zbrazëta”, thonë nga VLEN.
The post VLEN: Bujar Osmani premtoi autostradën Shkup–Bllacë, solli vetëm gënjeshtra appeared first on Telegrafi.