VLEN dorëzon kallëzim penal kundër Bujar Osmanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër kandidatit të BDI-së në Komunën e Çairit, Bujar Osmani. Sipas tyre, kallëzimi ka të bëjë me keqpërdorime lidhur me organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup në nëntor të vitit 2023, derisa Osmani ka udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“VLEN dorëzon kallëzim në Prokurorinë Publike që të veprohet mbi raportin negativ të Entit Shtetëror për Revizion në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për kohën kur ministër ka qenë Bujar Osmani. Revizorët konstatuan se mbi 120 milionë denarë janë shpenzuar për Samitin e OSBE-së pa dokumentacion dhe evidencë”.

“Kjo ngre dyshime serioze për keqpërdorim të parave publike. Nuk ka dëshmi se ku janë shfrytëzuar këto mjete dhe Prokuroria Publike patjetër të hetojë”, u shpreh Granit Osmani.

Ndërkohë nëpër disa media, është shpërndarë një shkrim në të cilën thuhet se Antikorrupsioni dhe Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar kanë ndërprerë çështjet rreth organizimit të Samitit të OSBE-së, pasi nuk kanë gjetur parregullsi.

Advertisement

 

The post VLEN dorëzon kallëzim penal kundër Bujar Osmanit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy