
Koalicioni VLEN ka hapur sonte shtabin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të tetorit, informon Telegrafi Maqedoni.
Para të pranishmëve në sheshin Skenderbeu në Shkup, fjalë rasti patën liderët e partive përbërëse të VLEN-it.
Bekim Qoku nga Vetëvendosje tha se kjo qeverisje ka punuar me vepra dhe jo fjalë, siç dikur bënte qeverisja e kaluar.
“Në fushatë kisha një thënjë “Erdhi dita, Ali opozita, erdhi data, BDI non-grata”, ne si mund te krahasohemi me ata që nuk investonin por shihnin interesin, me ata që blenin qëndra tregtare teksa ne ndajme mjete për univeristetet shqiptare, ne ndërtojme korridorin tetë, teksa ata nuk lëshuan asnjë kilometër rrugë. VLEN janë me Albin Kurtin, janë me Shqipërinë, për NATO dhe BE” tha Qoku.
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai tha se ish-bashkëpartiakëve të VLEN-it, ju ranë maskat, pasi tanimë po shihet se ASH po afrohet në bashkëpunim më BDI-në.
“U bashkuam kundër BDI-së, kunder llotarisë, kundër Soravisë. Shokëtë tanë ju ranë maskat, a torturuan për pesë muaj më tema për lista në ndara, duke dashur të kontrabandoj votuesin shqiptar për interesa tjera. Qeverisja e mirë është angazhim i përditshëm në interes të qytetarëve, ne duam institucione qe punojnë për popullin”, tha Fetai.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se kryetarët e komunave që janë pjesë e VLEN-it kanë punuar për shumë projekte komunale në të mirë të qytetarëve.
“Sot jemi në sheshin Skenderbeu, ne Cairin e kryetarit të cilin po e sulmojnë vazhdimisht, mirëpo kjo komunë ka pasur zhvillimin ndoshta më të madh nga komunat e tjera të Shkupit. U bë Cairi, u bë ëdhe Tetova. Për një mandat përgjysmuam borxhin e Komunës së Tetovës, si një synim që tashmë e kemi realizuar. Sot Tetova flet për rini, flet për verën kulturore, flet për projekte të reja ne të mirë të shoqërisë”, tha Kasami.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se VLEN ka realizuar punë që BDI në 20 vitet e kaluara i kishtë lënë në harresë.
“Frontit tash me Taravarin bëhen 10 parti, po edhe me atë do t’i fitojmë. Anëtarësia e ASH-së e braktis Taravarin dhe bashkohen me Arben Fetain. Ne po përmirësojmë atë që ata nuk e bënë për 20 vite. Thanë që rrezikohet gjuha shqipe, mirëpo u shkarkuar gjykatësja që tentoi ta prekë atë ligj. Balancuesin e shfuqizoi gjykata e tyre, mirëpo ne do e rregullojmë me ligjin për përfaqësim të drejtë këtë punë. Për nje vit zgjedhim dhe problemin me medresantët, pra po sjellim ligj të veçantë për medresenë Isa Beu. Për një vit 226 faqe onlinë të kazinove të BDI-së dhe Grubit janë mbyll”, tha Mexhiti.
Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi në fjalimin e tij tha se hapja e shtabit zgjedhor është kapitull për një fitore të re.
“Sonte nuk po hapim shtab por po hapim kapitullin e fitores së këtij viti. Populli do të vendos a janë me VLEN-in për zhvillimin e komunave shqiptare, apo janë për kthimin e BDI-së? Nesër në Shkup do të mbahet parada e krenarisë, BDI-LSDM tentuan ta ndrrojnë kodin civil në vitin 2022, mirëpo ju doli dardhë me bisht. Nëse jo për diçka tjetër, së paku vetëm pse VLEN mbron familjen tradicionale, duhet ta përkrahni”, tha Ibrahimi.
Shefi i Shtabit Zgjedhor, Adnan Azizi tha se shqiptarët janë punësuar në qeverisjen e VLEN-it, ndaj me këtë ritëm do të vazhdojnë dhe tutje.
“Hapja e këtij shtabi qendror do të vijojë dhe më hapjen e shtabeve të tjera. Punësimet e shqiptarëve po ndodhin në këtë qeverisje, 600 punesime dhe avansime, ndaj duhet të angazhohemi maksimum në keto zgjedhje, të dëshmojmë se VLEN-I është projekt afatgjatë I shqiptarëve. Për një shoqëri më të pastër, më të ndershme dhe më dinjitoze”, tha Azizi. /Telegrafi/
The post VLEN hapi shtabin qendror zgjedhor: Për një vit qeverisje realizuam punët që BDI nuk i realizoi për 20 vite në pushtet appeared first on Telegrafi.