VLEN: Jemi në ballë të betejës kundër lojërave të fatit, kemi filluar të çrrënjosim të keqen e mbjellë nga BDI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se me miratimin e Projektligjit për Lojërat e Fatit nga Qeveria, kanë nisur ofensivën më vendimtare kundër karteleve të lojërave të fatit që sipas tyre, prej vitesh e kanë shndërruar varfërinë e shqiptarëve në valutën e tyre.

Nga VLEN thonë se kanë “trashëguar një shoqëri në të cilën çdo cep, nga rrugët e fshatrave deri në qendrat e qyteteve, ishte i shënuar nga vitrinat ndriçuese të kazinove dhe pikave të basteve”.

“Mbi 7,000 aparate VLT zbrazën pa mëshirë xhepat e qytetarëve tanë, ndërsa qeveria e mëparshme betohej për “zhvillim ekonomik”. Ne po e thyejmë atë rreth vicioz: me këtë ligj, 4,000 aparate do të hiqen, duke e zvogëluar infrastrukturën e lojërave të fatit me të paktën 70%. Ky është vetëm hapi i parë, por i madh drejt një pastrimi të plotë të terrenit. Ligji ndalon reklamat e lojërave të fatit, s’ka më vende agresive që joshin mendjet e të rinjve me premtime verbuese për “fat të shpejtë”. Kazinotë dhe dyqanet e basteve po zhduken nga lagjet ku jetojnë të rinjtë”.

“Po krijojmë një zonë mbrojtëse prej 500 metrash rreth çdo objekti arsimor, në mënyrë që fëmijët të mund të arrijnë pragun e shkollës pa kaluar nëpër një korridor lojërash fati. Gjithashtu po u mbyllim derën licencave lakmitare: që tani e tutje, nuk do të ketë më një licencë për degë të pafundme. Detyrimet tatimore dhe tarifat e licencave po rriten në mënyrë dramatike, dhe çdo përpjekje për të anashkaluar sistemin do të përfundojë me konfiskim dhe përgjegjësi penale”.

Advertisement

“Lufta jonë nuk ndalet vetëm te adresat fizike, po e zgjerojmë atë edhe në internet. Deri më tani, kemi bllokuar më shumë se 200 faqe interneti të paligjshme që janë infiltruar në heshtje në shtëpitë e qytetarëve, duke e shndërruar jetën e tyre private të përditshme në një kazino pa mure”, thonë nga VLEN.

“Kemi filluar të çmontojmë perandorinë e lojërave të fatit që BDI ndërtoi mbi mjerimin e njerëzve. Ky është fillimi i një epoke të re në të cilën VLEN do të mbetet fort në pozicionet e saj derisa kanceri i lojërave të fatit të zhduket plotësisht nga shoqëria jonë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

The post VLEN: Jemi në ballë të betejës kundër lojërave të fatit, kemi filluar të çrrënjosim të keqen e mbjellë nga BDI appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy