VLEN: Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për ndalimin e Emin Bajramit nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Koalicioni VLEN njofton se kanë ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për ndalimin e Emin Bajramit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Lexo po ashtu
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Advertisement

“Po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga i njëjti kufi, kjo sot nuk do të ndodhte! Është e turpshme që BDI ende guxon të hapë gojën, kur pikërisht hajdutët e saj janë fajtorët për dëmet ndaj shqiptarëve. Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit”, thonë nga VLEN për “TV21”.

Kujtojmë gjatë fundjavës së kaluar Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njëjti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia.

Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë./Telegrafi/

Advertisement

 

 

The post VLEN: Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për ndalimin e Emin Bajramit nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy