Nga VLEN përmes një kumtese thonë se ata i përfaqësojmë jo vetëm ata 107 votues, por edhe programin politik të luftës kundër korrupsionit që është mbështetur nga ata votues.

Nga atje thonë se VLEN-i mbetet i përkushtuar në realizimin e premtimeve dhe përfaqësimit të shqiptarëve.

“Ne jemi të vetëdijshëm për lojën politike të BDI-së, e cila – nga etja për pushtet dhe nga frika prej drejtësisë – synon një qeveri të Përzhinës, por kjo është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë. Për ne është e pashpjegueshme vetëm se pse Arben Taravari bëhe pjesë e kësaj loje të Ali Ahmetit për ta shpëtuar veten dhe familjen e tij.

Sidoqoftë, VLEN-i dëshiron ta njoftojë opinionin se zgjedhjet e vetme që do të mbahen janë ato lokale, në të cilat edhe do ta sjellim ndryshimin dhe do ta mposhtim përfundimisht krimin, korrupsionin dhe paaftësinë qeverisëse të BDI-së dhe funksionarëve të saj përgjatë këtyre 23 viteve”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post VLEN: Kjo qeveri e ka shumicën e mjaftueshme për t’i vazhduar projektet në dobi të qytetarëve appeared first on Telegrafi.