Koalicioni VLEN thotë se kanë ra gënjeshtrat në zgjedhjet e fundit lokale dhe se qytetarët dhanë përgjigje për referendumin e paralajmëruar.

“Politika mbi 20 vjet e ndërtuar me vetëpëlqim, mashtrime dhe arrogancë u shemb më 19 tetor si kulla prej letrave. Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhëlinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë përgjigjja e qartë e shqiptarëve ndaj PR-trukut “referendumi” që me muaj e trumbetonin treshja në agoni Ahmeti–Taravari–Sela.

Në Kërçovë u pa fytyra e vërtetë e kastës së vjetër politike. Kur shpërtheu skandali, përgjigjja ishte e njëjtë si për 20 vite me radhë “ta kalojmë edhe këtë, si çdo herë tjetër”. Kjo është filozofia që ka mbajtur peng shqiptarët, mbyll sytë, bëj sikur s’dëgjon, e nesër vazhdo sikur s’ka ndodhur asgjë.

Pas publikimit të materialeve komprometuese, koalicioni VLEN kërkoi tërheqjen e kandidatit të AKI-së nga gara për të mbrojtur dinjitetin e procesit. Por ai zgjodhi të vazhdojë, duke e vendosur Kërçovën në pozitë të padrejtë dhe duke dëshmuar se për këtë kastë politike pushteti është oksigjeni i fundit politik”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";