VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po përdor temat etnike për të mbrojtur krimet dhe nepotizmin e tyre.

“BDI-ja e listave të zeza nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve, i përdor ata si mburojë për të fshehur krimin dhe nepotizmin e vet! Piskamat për “deshqiptarizim” e “spastrime etnike” janë vetëm tymnajë për të mbuluar panikun nga humbja e privilegjeve dhe frikën nga drejtësia.

Po të kishin menduar ndonjëherë për shqiptarët, do t’u kishin zgjidhur hallet për 20 vjet. Por çfarë bënë? Krijuan pashallëk për familjarët e tyre, rehatuan kunata e nipa në “kullotat e pushtetit” dhe shqiptarët i lanë pa punë, duke i detyruar të ikin nga vendi!

M-NAV është vetëm një shembull i turpshëm i kësaj piramide familjare të BDI-së, një bastion ku vetëm mbiemri i duhur të jep vend pune me rrogë të majme”, thonë nga VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VLEN, shtojnë nga atje, do ta çmontojë këtë sistem të kalbur dhe do të sjellë drejtësi për të gjithë shqiptarët!/Telegrafi/

The post VLEN: M-NAV është shembulli më i qartë se si BDI i ka “mbrojtur” shqiptarët appeared first on Telegrafi.