Koalicioni VLEN i ka reaguar sërish deklaratave të ministrit të Administratës Goran Minçev sa i përket balancuesit.

Nga VLEN, thonë se Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre.

“Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM. Politikë ditore nga “balansuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe.

Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata duhet të mësojnë qëndrimin e VLEN-it. Ne mendojmë se “balansuesi” është një zgjidhje jo funksionale që është bërë objekt i keqpërdorimit nga ana e maqedonasve, të cilët për t’u punësuar në administratën publike deklarohen shqiptarë. Prandaj, është e domosdoshme një Ligj për përfaqësimin e drejtë i cili do të mundësojë që shqiptarët të jenë pjesë e të gjitha institucioneve në bazë të cilësisë, integritetit dhe profesionalizmit”, thonë nga VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post VLEN, Minçevit: Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur appeared first on Telegrafi.