VLEN: Në një ditë kjo qeveri realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga VLEN thonë se dje Qeveria solli më shumë vendime me rëndësi dhe përfitim real për shqiptarët në vend, sesa ka arritur të sjellë çfarëdo qeverie e drejtuar nga BDI gjatë një mandati të plotë.

Nga VLEN më tej thonë se “këto rezultate janë dëshmi e qartë se kur shqiptarët janë realisht të përfaqësuar në tryezën e vendimmarrjes, premtimet shndërrohen në vepra, ndërsa deklaratat në përmirësime të prekshme në jetën e përditshme”.

“Ne jemi në Qeveri për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë. Dje, në seancë të Qeverisë u miratuan këto vendime:

1. Ligji për shkollat e mesme të bashkësive fetare
Për herë të parë, Medreseja “Isa Beu” në Shkup, si shkollë e mesme islame, fiton status të qartë juridik, një hap që ata e kishin premtuar për vite me radhë, por kurrë nuk e realizuan.
2. Ligji i ri për lojërat e fatit.
Kazino dhe bastoret do të dislokohen larg shkollave dhe të rinjve. Ky ligj mbron jetën e të rinjve dhe buxhetet e familjeve nga pasojat e varësisë ,një çështje për të cilën BDI ka heshtur për një dekadë.
3. 205 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, ku mes tjerash përfshin edhe: Rikonstruimin e plotë të Spitalit Klinik të Tetovës; Ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë. Investime që sigurojnë trajtim të dinjitetshëm atje ku jeton shumica shqiptare.
4. 110.5 milionë denarë për ndërtimin e një ujësjellësi të ri në Luboten dhe Lubancë (Komuna e Butelit). Një zgjidhje e shumëpritur për furnizim me ujë të pastër në një zonë të banuar me shumë familje shqiptare – më në fund po bëhet realitet dhe jo vetëm një slogan elektoral.
5. Rikonstruktimi i terreneve sportive në të gjitha vendbanimet”, thonë nga VLEN.

Advertisement

Në fund thonë se ata premtuan punë dhe sollën rezultate.

“Brenda një dite, arritëm më shumë rezultate konkrete sesa ka realizuar BDI për një mandat të tërë. VLEN do të vazhdojë me të njëjtin ritëm: ndryshime reale, të dukshme për çdo familje, në çdo vendbanim”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: Në një ditë kjo qeveri realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy