VLEN në rrethin e dytë do ta përkrahë kandidatin e OBRM-PDUKM-së për Bashkinë e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i OBRM-PDUKM-së për kryetar të Bashkisë së Shkupit, Orce Gjeorgjievski ka njoftuar se ka marrë mbështetjen e VLEN-it për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Shkupit.

Ai sot është takuar me Kryetarin e ri të Çairit, Izet Mexhiti dhe Bashkim Bakiun, kandidatin e VLEN për kryetar të Bashkisë së Shkupit, i cili nuk arriti të kalojë në raundin e dytë.

“Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara”.

“Faleminderit të gjithëve që e keni njohur vizionin, keni dhënë besimin dhe keni zgjedhur të ardhmen e Shkupit. Së bashku do ta bëjmë qytetin tonë sërish krenar, modern, dinjitoz dhe të hapur për të gjithë ata që jetojnë në të. Shkupin e bëjmë bashkë. Në mënyrë shkupjane! Fitorja do të jetë historike!”, ka shkruar Gjeorgjievski.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy