Koalicioni VLEN ka njoftuar sot se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.

Ky vendim sipas tyre është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të shprehur qartë më 19 tetor.

“Qytetarët kur me NJË ZË thanë “Jo më BDI-së” në shumicën e komunave shqiptare. Bashkë me qytetarët dhe kandidatë që përfaqësojnë sinqerisht interesin publik, do ta çojmë përpara ndryshimin që filloi më 19 tetor në komunat shqiptare”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Kujtojmë se në raundin e parë VLEN në Studeniçan garoi me Sedat Bislimin për kryetar komune dhe Xhelal Ramushin bartës liste. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";