
VLEN ka dalë me reagim pas bombardimeve amerikane në objektet bërthamore të Iranit, duke thënë se janë kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore, si dhe kundër çdo kërcënimi bërthamor.
Si pjesë e qeverisë, VLEN thekson mbështetjen për veprimet e vendosura dhe diplomacinë e partnerëve strategjikë si SHBA, NATO dhe BE.
“Maqedonia e Veriut gjithmonë angazhohet për paqe! Shteti ynë, VLEN mbështesin përpjekjet e partnerëve strategjikë për mbrojtjen e sigurisë globale. Si subjekt politik serioz pjesë e pushtetit, jemi kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore si dhe kundër kërcënimeve bërthamore, dhe në këtë drejtim japin mbështetje për veprimet e fuqishme dhe të vendosura si dhe diplomacinë e partnerëve tanë drejt arritjes së këtij qëllimi”.
“Maqedonia e Veriut është partnere e përkushtuar e ShBA-së, NATO-s dhe BE-së. Ne kemi nevojë për një botë ku siguria dhe dialogu janë vlera që askush nuk guxon t’i rrënojë”, thonë nga VLEN.
The post VLEN për bombardimet amerikane në Iran: Maqedonia e Veriut angazhohet për paqe appeared first on Telegrafi.