VLEN për incidentin në Kumanovë: Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, institucionet të veprojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me incidentin me armë zjarri në Kumanovë, në të cilën u plagos në person.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi.

“Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë, ku është plagosur dr. Zekirja Shaini.

Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit.

Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Advertisement

Apelojmë që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, ndërsa bëjmë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike”, thuhet në reagimin e VLEN-it./Telegrafi/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy