VLEN: Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orën 19:00 u mbyllën qendrat e votimit ku qytetarët mund të votonin sot në raundin e dytë të zgjedhjeve të teta lokale, për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë.
Nga koalicioni VLEN procesin zgjedhor në rrethin e dytë e kanë vlerësuar si të qetë dhe demokratike.

Nga atje thanë se sipas të dhënave që posedojnë procesi i votimit u zhvilluar pa ndonjë pengesë të theksuar, nga ku falënderuan edhe qytetarët të cilët ushtruan të drejtën e votës.

Ademi pas mbylljes së vendvotimeve: U ballafaquam me fushatë të pandershme, të ruhet çdo votë

“Presim nga KSHZ që numërimi i votave të zhvillohet si në rrethin e parë, me transparencë të plotë, saktësi dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve”, deklaroi në konferencën e parë për shtyp Driton Sulejmani nga VLEN.
Nga atje shtojnë se kandidatë e VLEN-it kanë marrë mbështetje në të gjitha komunat ku garojnë.

Sueljmani theksoi se VLEN do të përcjell me vëmendje procesin deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy