VLEN në një kumtesë për media propozimin për ministër të Shëndetësisë dhe zv.ministër të Bujqësisë, e quan si hap të guximshëm dhe vizionar.

“Profesor Azir Aliu, një figurë e pakontestueshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit të lartë, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë me një prioritet të qartë: digjitalizimin e sistemit shëndetësor për një shërbim modern dhe efikas për qytetarët”.

“Në të njëjtën kohë, Albrim Hoxha, një zë i fuqishëm i terrenit, me përvojë të thellë në gazetari, politikë rurale dhe projekte për zhvillimin e bujqësisë, merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë me një mision të patundur: mbështetje parezervë për bujqit dhe fshatin”, thonë nga VLEN.

Gjithashtu thonë se emërimi i këtyre dy kuadrove tregon qartë se VLEN nuk bën kompromis kur vjen puna te cilësia dhe përfaqësimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post VLEN: Sjellim ndryshim me emra që bëjnë krenar çdo qytetar appeared first on Telegrafi.