VLEN: Statistikat flasin vetë, 20 vite diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve nën qeverisjen e BDI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojnë përplasjet në mes BDI-së dhe VLEN-it për punësimin e shqiptarëve. Nga VLEN thonë se “BDI-ja që sot vajton për përfaqësim, për 20 vite në pushtet e injoroi dhe e përdori Marrëveshjen e Ohrit si mjet pazari”.

Prej atje theksojnë se “nuk janë vetëm bindjet, por faktet ato që e tregojnë të vërtetën”.

“Kujtojmë bisedat e përgjimeve, ku ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe ish-ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti pazariteshin me të drejtat e shqiptarëve duke thënë: “Nuk na çon në Xhenet edhe një shqiptar më shumë”. E nga kjo mendësi “hedhja futja” nuk pritet diçka më shumë se këto fakte tronditëse që nxjerrin në pah dështimin e partisë non grata në mbrojtjen e përfaqësimit të shqiptarëve për 20 vite qeverisje.

“Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta – 218 maqedonas, vetëm 14 shqiptarë (6%); SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirën banesore dhe afariste – 275 maqedonas, vetëm 12 shqiptarë (4%); Enti për ekzaminimin e materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja – 27 maqedonas, 3 shqiptarë (10%); Agjencia e Administratës – 50 maqedonas, 7 shqiptarë (12%); Agjencia për Planifikimin e Hapësirës – 21 maqedonas, 3 shqiptarë (13%)”.

Advertisement

“Këto shifra flasin për një realitet të hidhur: diskriminim të strukturuar dhe shpërfillje të qëllimshme të Marrëveshjes së Ohrit. Për dallim nga kjo qasje, VLEN, vetëm për një vit qeverisje, ka ndërmarrë hapa konkretë duke sjellë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili jo vetëm rrit përfaqësimin sipas Marrëveshjes së Ohrit, por garanton edhe cilësi dhe barazi funksionale në administratë”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: Statistikat flasin vetë, 20 vite diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve nën qeverisjen e BDI-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy