
BDI pasi humbi pushtetin ka humbur edhe kontrollin dhe po flasin e piskasin sikur të jenë të përgjumur. Ata flasin jerm, veprojnë kot, sillen si pa kokë. Kryetari i lodhur i organizatës së shkapërderdhur, BDI-së, Ali Ahmeti, paska piskatur duke thënë se “një thirrje e jona shkakton tërmet”.
VLEN dëshiron t’ia rikujtojë Ahmetit dhe të gjithë qytetarëve se tërmeti i vërtetë ndodhi më 8 maj kur vota e shqiptarëve e rrëzoi BDI-në nga pushteti pas 20 vitesh dështim, izolim dhe kapje të shtetit. Ky ishte një tërmet demokratik, i pastër dhe i fuqishëm, që e solli ndryshimin për të cilin kemi punuar së bashku me qytetarët.
E sa i përket thirrjeve të BDI-së, qytetarët mbajnë mend më shumë sesa dëshiron Ahmeti, pasi ky i fundit nga shtatori i vitit që lamë pas kishte paralajmëruar protesta masive. E filloi me takime me qytetarë dhe e mori përgjigjen, bojkot total. Sallat i kishin reduktuar në klasa, e klasat ishin të thata. Ky bojkot e tronditi Ahmetin dhe hoqi dorë nga protestat.
Po, qytetarët nuk u shkonin më BDI-së në takime sepse ishin çliruar, pasi me votën e tyre ia morën BDI-së mekanizmin kërcënues, pushtetin.
VLEN është dhe do të mbetet zëri i shpresës, i reformës dhe i drejtësisë. Ne nuk jemi këtu për të prodhuar “tërmete mediatike”, por për të ndërtuar institucione funksionale, për të rikthyer besimin në shtet dhe për të çliruar potencialin e të rinjve, grave dhe gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti ka ndodhur vitin e kaluar më 8 Maj kur BDI-në e dërguam në opozitë. Tani po heqim e pastrojmë gërmadhat nga qeverisja e dështuar e BDI-së.
The post VLEN: Tërmeti ka ndodhë më 8 maj, ndryshimi ka nis, nuk ndalet appeared first on Telegrafi.