VLEN: Vendimi i Gykatës Kushtetuese për Medresenë dështim i Ali Ahmetit dhe BFI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar akreditimin e rrejshëm të Medresesë “Isa Beu” është goditje ndaj të gjithë atyre që janë mashtruar nga premtimet boshe të BDI-së dhe heshtjes bashkëpunuese të BFI-së, akuzojnë sot nga VLEN.

Nga atje thonë se ky është dështim personal i Ali Ahmetit dhe i klikës së tij, që gjithmonë kanë luajtur me ndjenjat fetare të shqiptarëve, vetëm për interesa të ngushta politike.

“Sot doli e vërteta në shesh se medreseja nuk është akredituar kurrë në mënyrë të ligjshme dhe se BDI vetëm e përdori nëpër fushata, siç përdor çdo simbol, çdo ndjenjë, çdo nevojë të shqiptarëve për t’i mashtruar.

Njësoj si mashtruan me:
– Fabrikën për makina elektrike – që nuk u ndërtua kurrë.
– Korridoret 8 dhe 10D – që ngecën në letra.
– Rrugën Shkup-Bllacë – që u premtua dhjetëra herë.
– One Stop Shop-in me Kosovën – që mbeti në sirtarët e propagandës së tyre.

Advertisement

Kështu funksionoi gjithmonë BDI me propagandë, fotografi, premtime, mashtrime.

Vendimi i sotëm e vërteton përfundimisht se BDI nuk ka zgjidhur asnjë çështje shqiptare me ligj dhe kushtetutë, po vetëm ka gënjyer dhe ka mashtruar për vota”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN shtojnë se Medreseja “Isa Beu” nuk do të përdoret më për lojëra të ndyra politike dhe fushata boshe. Ne jemi duke punuar për një zgjidhje përmes së cilës kjo çështje do të mbyllet përfundimisht, një herë e mirë larg manipulimeve të së kaluarës dhe afër drejtësisë së merituar për shqiptarët./Telegrafi/

The post VLEN: Vendimi i Gykatës Kushtetuese për Medresenë dështim i Ali Ahmetit dhe BFI-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy