“Çështja e shkollës shqipe në Nerovë u zgjidh. Nga shtatori, mësimi në gjuhën amtare do të vazhdojë”, kështu informojnë nga koalicioni VLEN.
Siç thuhet në kumtesën për media, ky është rezultat i një angazhimi serioz të VLEN-it dhe institucioneve përkatëse.
“Vëmendja ndaj nevojave të popullatës shqiptare nuk ka munguar.
Përkushtimi i banorëve u takua me gatishmërinë e shtetit për zgjidhje. Koordinimi institucional solli rezultat.
Falënderojmë Komunën e Krushevës për bashkëpunimin korrekt. Gjithashtu vlerësojmë lart ndihmën e Avokatit të Shtetit, si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Transportit, të cilat luajtën një rol kyç.
Kjo është një dëshmi se kur shteti vepron, zgjidhjet vijnë. Arsimi shqip mbrohet me përgjegjësi dhe vullnet politik.
Qeveria e tregoi qartë: qytetarët janë prioritet dhe do të mbeten të tillë”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
The post VLEN: Zgjidhet çështja e shkollës shqipe në Nerovë appeared first on Telegrafi.