Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, njoftoi sot se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ku kanë biseduar për arritjen e një marrëveshje në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin Kovaçevski. E mirëpres lajmin se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.

Komisioni Evropian është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre evropiane”, shkruan Von der Leyen në “Twitter”./Telegrafi/

The post Von der Leyen bisedon me Kovaçevskin: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";