Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit që po zhvillohet në Slloveni, tha se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë një sukses.

Ajo u shpreh se BE është duke punuar fort për të investuar në Ballkanin Perëndimor.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian. Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik. Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, tha Ursula von der Leyen.

Kujtojmë se rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut u hap me miratimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Von der Leyen: Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte një sukses appeared first on Telegrafi.