Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë për vitin 2023 dhe 2024, të përgatitur nga raportuesi special Thomas Waitz, prëcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është raporti i parë mbi progresin e vendit në rrugën e tij evropiane në tre vitet e fundit.

Fjalët që i referohen drejtpërdrejt “gjuhës dhe identitetit maqedonas” u hoqën nga versioni përfundimtar.

Eurodeputetët Andrzej Halicki, Kathleen Van Brempt dhe Dan Barna paraqitën amendamente me shkrim për të fshirë referencat për gjuhën dhe identitetin në Raport. Një nga amendamentet e tyre, i cili u votua i pari, u miratua me 458 vota pro, 109 kundër dhe 118 abstenime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Seksioni “me respekt të plotë për gjuhën dhe identitetin maqedonas” në paragrafin 3 është fshirë.

Draft-raporti mbi progresin e vendit në rrugën e tij drejt BE-së ka shkaktuar tensione në Bullgari mbi gjuhën maqedonase dhe identitetin në të.

Maqedonia aplikoi për anëtarësim në mars të vitit 2004 dhe mori statusin e shtetit anëtar në dhjetor të vitit 2005./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Votohet raporti për Maqedoninë e Veriut në PE, hiqen termat identitet dhe gjuhë maqedonase appeared first on Telegrafi.