Voziste 158 km/h në rrugën Tetovë – Gostivar, privohet nga liria shoferi nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshm njofton se në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar kanë privuar nga liria 52 vjeçarin nga Shkupi. Siç bëjnë të ditur nga MPB, 52-vjeçari ka vozitur me shpejtësi prej 158 km/h ku shpejtësia maksimale e lejuar është në 80 km/h/

“Më 01.09.2025 në orën 08:30 në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, tek nyja e Kamjanit, rrethi i Tetovës, nëpunësit policor të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria F.A. (52) nga Shkupi. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 158 kilometrash në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë”.

“Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”, thonë nga MPB.

The post Voziste 158 km/h në rrugën Tetovë – Gostivar, privohet nga liria shoferi nga Shkupi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy