Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”, zyrtarët policorë kanë ndaluar Z.S. (29) nga fshati Vrutok i Gostivarit.

“Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor është konstatuar se Z.S ka qenë duke vozitur automjetin “Golf” me shpejtësi 173 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

The post Voziste me shpejtësi 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";