Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka ngritur aktakuzë kundër pesë shtetasve turq të përfshirë në vrasjen e një shtetasi të Turqisë, që ndodhi në maj të këtij viti.

Njëri prej të akuzuarve ngarkohet për kryerje të drejtpërdrejtë të veprës penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armës me të cilën është kryer vrasja, në përputhje me nenin 396 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Tre të akuzuar të tjerë, të cilët ndihmuan në realizimin e veprës penale, do të përgjigjen për vrasje në lidhje me nenin 24, ndërsa e pesta e akuzuar ngarkohet për ndihmë ndaj kryesit pas kryerjes së veprës së rëndë penale, në përputhje me nenin 365 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“I akuzuari kryesor, një 21-vjeçar pa qëndrim të rregulluar në Maqedoni, në fillim të majit kishte blerë në mënyrë të paautorizuar një armë zjarri gjysmë automatike – pistoletë e markës “FEG”, kalibër 9 mm, me të dhëna të fshira për modelin dhe numrin serik. Nëpërmjet aplikacioneve të celularit, ishte marrë vesh me viktimën që më 8 maj të takoheshin në një kafe-bar në qendër të Shtipit. Ata ishin ulur në një nga tavolinat në cepin e tarracës verore dhe kishin biseduar për rreth 15 minuta. Në një moment, i akuzuari kishte shkuar në tualet dhe menjëherë ishte kthyer, kishte nxjerrë armën dhe kishte filluar të qëllonte drejt viktimës, duke i shkaktuar gjashtë plagë me armë zjarri, nga të cilat ai kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Prokuroria njoftojnë se edhe pse tre të akuzuarit e tjerë, ndonëse kishin dijeni dhe ishin të vetëdijshëm për qëllimin e tij për ta vrarë viktimën, i kishin siguruar mbështetje logjistike për realizimin e veprës. Kur i akuzuari kryesor kishte ardhur në Shkup më 30 prill, ata i kishin siguruar strehim në një banesë që e kishin përdorur më herët, dhe e kishin ndihmuar edhe në blerjen e armës përmes personave ende të panjohur. Ditën e vrasjes, me një automjet të njërit nga të akuzuarit, e kishin shoqëruar së bashku deri në Shtip.

“Pas kryerjes së vrasjes, me qëllim që të mos zbuloheshin, ata kishin thirrur të akuzuarën e pestë që t’i transportonte me një automjet në pronësi të saj, dhe të gjithë së bashku ishin nisur drejt Shkupit. Kur kishin arritur te pika e pagesës së taksës rrugore në Miladinovci, dhe kishin vërejtur se ndodhej një veturë policie në kontroll, e akuzuara – ndonëse e dinte që i akuzuari kryesor kishte kryer vrasjen dhe ishte në kërkim – kishte ndaluar veturën rreth 300 metra para pikës së pagesës, duke i mundësuar të akuzuarit të dilte nga makina dhe të arratisej në anë të autostradës, ku më pas ishte kapur dhe arrestuar.Të tjerët kishin vazhduar të lëviznin me veturë drejt pikes së pagesës, por ishin ndalur nga policia, të cilët filluan kontroll dhe identifikim të personave dhe mjetit. Megjithëse kishin tentuar të arratiseshin, shumë shpejt ishin kapur dhe arrestuar”, sqarojnë nga prokuroria.

Për katër nga të akuzuarit, prokurori publik ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit, ndërsa për të akuzuarën e pestë janë ende në fuqi masat paraprake të sigurisë që i janë caktuar më herët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";