Vrasja e Vanjës dhe Panços, katër të dënuarit me burgim të përjetshëm mbeten në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski-Palço dhe tre persona tjerë për vrasjen e Vanjës dhe Panços

Katër të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ljupço Palevski Palço, Velibor Manev, Bore Videvski, Vlatko Keshishev, mbeten në paraburgim deri në vendimin përfundimtar, ndërsa babai, Aleksandar Gjorçevski, është liruar.

Lexo po ashtu
Burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski-Palço dhe tre persona tjerë për vrasjen e Vanjës dhe Panços

Advertisement

Më parë, prokurorja Zhaklina Josifovska kërkoi që arresti shtëpiak i babait të zgjatej pavarësisht lirimit nga akuzat, por kolegia e saj Ana Stojanoviq e korrigjoi dhe kërkoi që ai të lihet i lirë, sepse nuk kanë kompetencë ligjore për të kërkuar zgjatjen e paraburgimit.

Prokuroria i akuzoi ata për planifikim të përbashkët të rrëmbimit të Pançe Zhezhovskit nga Velesi me qëllim rrëmbimin e të miturës Vanja Gjorçevska në makinën e tij dhe kërkimin e parave si shpërblim nga një anëtar i familjes së saj.

Vanja e mitur dhe Panço, nga Velesi, u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur pranë qyteteve të Shkupit dhe Velesit./Telegrafi/

Advertisement

The post Vrasja e Vanjës dhe Panços, katër të dënuarit me burgim të përjetshëm mbeten në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy