Policia ka njoftuar se sot në ora 12:30 në SPB Shkup është raportuar se S.K (57) dhe bashkëshorti i saj V.K (64) janë gjetur me lëndime në kokë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë në orën 14:00.

Policët e Stacionit Policor Gazi Babë dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup me plagë thike e kanë gjetur edhe L.K (67), vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes.

Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga autoritetet thonë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme.

The post Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij appeared first on Telegrafi.