Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shpreson por nuk është i sigurt se do të ketë zgjidhje për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Vuçiq para Samitit të BE-së tha se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovaçevski.

“Këtë mëngjes bisedova me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresoj, por nuk jam i sigurt”, tha Vuçiq në deklaratën e tij para gazetarëve në Bruksel, para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nëse për të është e pranueshme bllokimi i procesit eurointegrues, Vuçiq deklaroi se e njëjta i është bërë Beogradit me Prishtinën me kapitullin 35.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk mund të them se zotëri Kovaçevski është i lumtur, do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Vuçiq.

Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Shkupit, Vuçiq tha se Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vende miqësore./Telegrafi/

The post Vuçiq: Shpresoj, por nuk jam i sigurt që do të ketë zgjidhje për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";