Ne shohim shumë ndikim të huaj në Maqedoninë e Veriut. Duhet të luftojmë kundër tij, qoftë serb, kinez apo rus.

Kështu deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, në Strasburg, raportoi “BGNES”. Raporti i tij do të votohet më 9 korrik.

Ai theksoi se raporti përmban kushtin për ndryshimin e Kushtetutës dhe konkretisht, përfshirjen e bullgarëve në të, sipas artikujve të medias.

“Raporti thekson gjuhën e urrejtjes, nevojën për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thotë Waitz, duke bërë thirrje për liri mediash dhe llogaridhënie të qartë për pronësinë e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, nga ana e saj, tha se “e vetmja rrugë përpara – mbi të gjitha është ndryshimi i Kushtetutës”.

Ajo i bëri thirrje Shkupit të respektojë të drejtat themelore, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias./Telegrafi/

The post Waitz: Duhet të luftojmë ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";