
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, deklaroi në një intervistë për “Kanal5” se ishte objekt sulmesh të ashpra për shkak të raportit për RMV-në, duke thënë se është i kënaqur me raportin mbi progresin e vendit që u prezantua në PE javën e kaluar.
Sipas Waitz, kërcënimet kundër jetës së tij vazhduan edhe pas votimit të raportit javën e kaluar.
“Po, isha nën sulm të ashpër, ishte një fushatë e tërë shpifjesh kundër meje. Më quajtën të anshëm, më akuzuan se kisha pasur më shumë biseda me Maqedoninë e Veriut sesa me Bullgarinë… më akuzuan se isha i korruptuar, ndanë numrin tim të telefonit në grupet e ekstremit të djathtë në “Telegram”. Mora kërcënime për vdekje dhe të gjitha llojet e kërcënimeve, dhe kjo vazhdoi edhe pas votimit. Fatkeqësisht, kjo u përshkallëzua plotësisht në Bullgari”, thotë Waitz./Telegrafi/
The post Waitz: Kam marrë kërcënime për vdekje nga ekstremistët bullgarë për raportin e PE-së mbi Maqedoninë appeared first on Telegrafi.