Në suaza të udhëheqjes së delegacionit shtetëror dhe kishtar për shënimin e datës së iluministëve maqedonas Shën Kirili dhe Metodi, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në Romë realizoi takim me Papa Françeskun.

Xhaferi theksoi se në Audiencë te Papa Françesku por edhe në takim me kardinalin u fol për çështjet e hapura rreth pronës dhe shpronësimit të Kishës Katolike në RMV dhe për mundësinë e hapjes së Përfaqësisë së Selisë së Shenjtë në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq është diskutuar edhe për integrimin Evropian të vendit dhe ndryshimet kushtetuese.

“Gjithsesi se u hap edhe tema e mundësisë së hapjes së Përfaqësisë së Selisë së Shenjtë në RMV, për faktin se RMV-ja ka ambasadën e saj në Vatikan, kështu që janë tema për të cilat ka dispozicion-disponim dhe gjithsesi se u zotuam se do të ndërmerren aktivitete përkatëse për atë që të hapet Përfaqësia e Selisë së Shenjtë në Shkup.

Normal që në suaza të bisedimeve u hapën edhe çështjet e situatës në rajon dhe në vend. Në kontekst të përpjekjeve për integrimet evropiane, anasjelltas u informuam për çështjet që kanë të bëjnë procesin integrues, gjithsesi që kishin interes për aspektin e nevojës së hapjes së Kushtetutës dhe hapa pasuese të RMV-së për hapjen e negociatave për integrimin në BE”, tha mes tjerash Xhaferi./TV21/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Xhaferi flet rreth takimit me Papa Françeskun: U zotuam se do të ndërmarrim aktivitete për hapjen e Përfaqësisë së Selisë së Shenjtë në Shkup shkruan Telegrafi.