Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot në shkollën në të cilën ka mësuar në Forinë të Gostivarit, tha se edhe në pozitën e tij të re do të punojë me përgjegjësi për të arsyetuar besimin që i është dhënë.

Në lidhje me festën e 7 Marsit, Ditës së Shkollës së Parë Shqipe, Xhaferi tha se “duhet të kontribuojmë që gjeneratat e ardhshme të kenë arsim më të mirë”.

“Deshi fati që në politikë të na jepet mundësia e përfaqësimit që e kemi dëshiruar me dekada. Mbështetja juaj kulminoi me besimin e detyrave më të rëndësishme në vend duke drejtuar institucionet më të larta. Shtatë vite si kryetar i Kuvendit me përgjegjësi të plota për të arsyetuar besimin tuaj dhe se në mesin tonë kemi bijë dhe bija që i dalin zot çdo detyre dhe besimit”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ai gjithashtu tregoi se një skulpturë e rilindasve që e ka marrë nga ish-ushtarët e tij e ka mbajtur në zyrën e tij në Kuvend, ndërsa sot ia ka dorëzuar drejtoreshës së shkollës nga e cila ka dalë ai./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Xhaferi në shkollën e tij në Forinë: Kemi udhëhequr institucionet më të larta shtetërore, do të punoj për të arsyetuar besimin tuaj shkruan Telegrafi.