Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se nuk ka shkelur Kushtetutën me fjalimin e tij në gjuhën shqipe në Komitetin për Punë të Jashtme në Bruksel në kuadër të Samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor”.

“Përdora të drejtën time natyrore. Pavarësisht se në cilën gjuhë bisedova, unë përfaqësove Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Xhaferi.

Ai shton se Kushtetuta është fleksibile dhe nuk rekomandon dhe kufizon përdorim të së drejtës natyrore. Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është edhe në nivel ndërkombëtar.


Xhaferi foli në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë atje përfaqësoja Kuvendin dhe shtetin”, tha Xhaferi duke shtuar se e drejta e tij është që ta përdorë gjuhën që e din më së miri./Telegrafi/

Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën në Bruksel shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";