Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 13 dhe 14 shkurt të vitit 2024 (e martë dhe e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, e cila do të jetë vizita e parë ndërkombëtare pas marrjes së detyrës.

Në delegacionin e kryesuar nga Kryeministri do të jenë zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në kuadër të vizitës, Xhaferi do të vizitojë selinë e NATO-s dhe Këshillit Evropian, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.

“Në selinë e NATO-s, Kryeministri do të takohet me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm Mirçea Xhoana, më pas do të zhvillojë takime të ndara me liderët e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në Parlamentin Evropian, Kryeministri do të realizojë një takim me një grup euro-deputetësh të partive politike pro-evropiane”.

“Në takimin me ZSP të NATO-s në fokus do të jenë temat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe të kontinentit evropian, si dhe kontributin aktiv të Maqedonisë së Veriut në Aleancë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me liderët evropianë, Kryeministri Xhaferi do të bisedojë për prioritetet e Qeverisë në drejtim të vazhdimit të procesit të integrimit evropian, duke u përqendruar në reformat dhe prioritetet që kanë të bëjnë me Planin e rritjes, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, si dhe tema nga rajoni dhe konteksti global”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për vizitën e parë të Xhaferit në Bruksel.

The post Xhaferi vizitën e parë zyrtare në Bruksel, do të takohet me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen appeared first on Telegrafi.