Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi sot se zgjatja e afatit të regjistrimit të popullsisë është në duart e partive politike dhe se Kuvendi nuk e ka problem fare që të mblidhet dhe të votoj ndryshimet e nevojshme.

Xhaferi u shpreh i prerë se për këtë së pari nevojitet një harmonizim i qëndrimeve mes subjekteve politike.

“Në rast se ka konsensus në mes subjekteve politike që janë pjesë e kuvendit dhe dalin me një propozim të harmonizuar mes vete. Pra kjo është punë e partive politike në rast se merren vesh mes vete”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi: Zgjatja e afatit të regjistrimit në duart e partive politike shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";