Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, sot zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e progresit të shtetit nga Komisioni Evropian Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi u mbajt sot, për shkak të mungesës zyrtare të Xhaferit, i cili merrte pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Athinë.

“Raporti u vlerësua si pozitiv, objektiv dhe i realët në raport me Kuvendin si institucioni qendror në të cilin zhvillohet debati i të gjitha partive politike. Bashkëbiseduesit folën edhe për procesin e Dialogut Zhan Mone dhe për qëllimet që u arritën, si edhe pritjet nga cikli i ardhshëm i Dialogut, duke e theksuar rëndësinë e inkuadrimit aktiv dhe interesit për procesin e të gjitha partive politike në Kuvend”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Xhaferi, siç thuhet në kumtesë, u përqëndrua edhe për rrjedhën e zgjedhjeve lokale, procesin e verifikimit të mandateve të deputetëve të ri pas zgjedhjes së deputetëve nga legjislatura aktuale për kryetarë komunash, si edhe në agjendën e Kuvendit pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë këtu edhe dinamikën e planifikuar për miratimin e Buxhetit të shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Geer dhe Xhaferi, siç thuhet, konstatuan se komunikimi ndërmjet Zyrës së BE-së dhe Kuvendit është gjithmonë i hapur, i drejtpërdrejtë dhe i përhershëm, që është në dobi të avancimit të shtetit në rrugën e eurointegrimit.

Xhaferi zyrtarisht e pranoi raportin e KE-së, e vlerëson si pozitiv shkruan Telegrafi.