Xhambaski kritikon Milanoviq për Maqedoninë: Ai po merr anë, po ndërhyn në punët e brendshme të Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhambaski kritikon Milanoviq për Maqedoninë: Ai po merr anë, po ndërhyn në punët e brendshme të Bullgarisë

Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski kritikoi ashpër Presidentin kroat Zoran Milanoviq, i cili, siç tha ai, akuzoi Sofjen për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar ta dëmtojë dhe poshtërojë atë.

Xhambaski thotë se kjo është një tjetër fushatë anti-bullgare dhe një provokim i qëllimshëm, në lidhje me çështjen ku tensionet nuk janë të nevojshme.

Sipas Xhambaskit, Milanoviq është i shqetësuar për kërkesat e Sofjes për të ndryshuar disa pjesë të historisë në librat shkollorë maqedonas, e cila është një kusht që Bullgaria të japë dritën jeshile dhe të lejojë hapjen e negociatave për Shkupin zyrtar për tu bashkuar me BE-në.

Duke dënuar deklaratën e Milanoviq, Xhambaski tha se presidenti kroat po ndërhynte në punët e brendshme të Bullgarisë, duke njoftuar se ai do të kundërshtonte hapur kushtet e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Advertisement

“Kreu i shtetit kroat është i zemëruar nga fakti që aktivitete të tilla kundër RMV-së vijnë nga një vend anëtar i BE-së. Unë jam gjithashtu i zemëruar nga fakti që një anëtare e BE-së po sulmon një tjetër dhe po merr një anë të fortë në një mosmarrëveshje në të cilën ai nuk është i përfshirë”, shkroi Xhambaski.

Ai thotë se sjellja e Milanoviq është e papërgjegjshme për shkak të pretendimit se Bullgaria dëshiron të dëmtojë Maqedoninë dhe ta poshtërojë atë./Telegrafi/


Presidenti kroat: Bullgaria po hyn në hapësirën intime të Maqedonisë së Veriut

Advertisement

Xhambaski kritikon Milanoviq për Maqedoninë: Ai po merr anë, po ndërhyn në punët e brendshme të Bullgarisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy