Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski komentoi takimin e djeshëm midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe Presidentit Serb Aleksandar Vuçiq si një “shembull klasik të ndikimit dhe propagandës serbe” në Shkup.

“Vuçiq u shfaq në Shën Trifun në Tabanoc dhe solli vaksinat e para për maqedonasit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq paraqitet si një çlirimtar i madh për popullin maqedonas. Ju mendoni se kulti i personalitetit është zhdukur në këto gjerësi. Jo, e keni gabim. Jo në Maqedoninë e Veriut, ku Vuçiq përshkruhet si “udhëheqësi i Beogradit”, ndërsa Bullgaria, Greqia dhe BE janë “djemtë e këqij” në foto.

Ne vetëm mund të ëndërrojmë që artikuj të këtij lloji për Bullgarinë të shfaqen tani në Maqedoninë e Veriut. Sepse ende shkruan për ne si një “okupator fashist”. “Dhe ka qenë e tillë për më shumë se 70 vjet,” shkroi Dzambaski në profilin e tij në Facebook.

Xhambaski: Vuçiq u paraqit si çlirimtar i madh për popullin maqedonas shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";