Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare ishte shkak që të zhvillohet debat publik edhe për nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në ngjarjen që u organizua sot në Shkup, profesori universitar, Xheladin Murati vlerësoi se edhe pse kemi Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, sërish gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe se përdorimi i të njëjtës në rrugë zyrtare, bëhet “sipas qejfit”.

“Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar sipas qejfit – kush do e përdorë. Gjuha shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e RMV-së, ekziston si gjuhë e 20%. Së treti shqiptarët nuk janë popull shtet formues të shtetit të Maqedonisë, i cili status e zgjedh edhe çështjen e gjuhës. Koncepti i përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe nuk është i përsosur sepse nenet përbërëse të ligjit janë të papërsosura dhe jo koncize”, tha Murati.

Xheladin Murati: Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";