Prokurori publik Ljupço Kocevski sot mbajti kolegjium ku i njoftoi prokurorët publikë në Prokurorinë Publike me prioritetet e programit për mandatin e tij dhe aktivitetet për forcimin e transparencës dhe besimit në institucion.

Njëkohësisht, Prokuroria Publike riaktivizoi Komisionin për monitorimin e parregullsive të mundshme lidhur me zgjedhjet dhe krimet e tjera që do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Kryetar i Komisionit është zgjedhur prokurori publik Xhelal Bajrami.

Komisioni i përkohshëm përfshin një prokuror publik nga katër prokuroritë më të larta publike dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje opinionit, organizatave të shoqërisë civile, organizatave tjera, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë atyre që besojnë se në ndonjë procedurë kanë indikacione për kryerjen e veprës penale lidhur me organizatën dhe zbatimin e zgjedhjeve, të dorëzojë parashtresë/raport në Komision në adresën elektronike – izbori@jorm.mk.

The post Xhelal Bajrami zgjidhet kryetar i Komisionit për parregullsi zgjedhore appeared first on Telegrafi.