Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka hapur diskutimin “Sinergjia e BE-së dhe SHBA-ve për Ballkanin” duke thënë mes tjerash se BE-ja ka dërguar sinjal të keq me mos përmbushjen e premtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev para të pranishmëve tha “Mos integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në planin afatgjat të BE-së ishte dëshpërues dhe i pa këndshëm për ne. BE mund të vendos detyra, plane, afate por edhe kushte, por nuk mund të injoroj pozitën tonë gjeografike si zemër të BE-së. E as të injoroj kulturën dhe identitetin tonë. Standardet e vendosura në rajon u tradhëtuan me mos përfshirjen e shteteve tona në zgjerimin e politikave të BE-së” tha Zaev mes tjerash.

Sipas Zaev, Evropa duhet të transformojë qasjen për Ballkanin perendimor.

Zaev këto deklarata i bëri para kryeministrave të vendeve të Ballkanit por edhe përfaqësuesve të vendeve anëtare në BE. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaev: BE na dërgoi mesazh të keq duke mos e përmbushur premtimin shkruan Telegrafi.