Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve që janë qytetarë të Shqipërisë, që të votojnë për Partinë Socialiste dhe kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në kuvendin e Shqipërisë.

Pas Albin Kurtit, Zaev është kryeministri i dytë rajonal që përfshihet në zgjedhjet e përgjithshme shqiptare duke përkrahur kryeministrin Rama, “apo mikun e tij të dashur” siç e ka cilësuar në mesazhin drejtuar komunitetit maqedonas.

“Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, shprehet Zaev.

Kandidati i minoritet maqedonas është i 12 në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, qark që në total ka 11 mandate./EN/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Zaev bëhet pjesë e fushatës në Shqipëri, kërkon të votohet Edi Rama shkruan Telegrafi.