Shënimi i datave të mëdha, nderimi i të gjithë paraardhësve tanë që janë pjesë e shtetformimit dhe lirisë është vetëm një pjesë e obligimit tonë ndaj së kaluarës dinjitoze. Sot i kujtojmë dhe u përulemi të gjithë atyre që asnjëherë nuk e pyetën veten për çmimin e lirisë, drejtësisë dhe barazisë sociale. Urime dhe për shumë mot 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore, theksoi kryeministri Zoran Zaev në urimin me rastin e festës shtetërore.

Ai theksoi se luftëtarët e luftës çlirimtare popullore dhe të gjithë brezat mëparshëm, që e dhënë jetën e tyre për liri na e kanë dhënë shtetin si shtëpi e të gjithëve, si shtëpi e lirisë

“Për shkak të luftëtarëve trima të Luftës popullore çlirimtare, tani ne qëndrojmë këtu krenarë, me kokën lart, duke ruajtur trashëgiminë e burrështetasve tanë. Një trashëgimi për shkak të së cilës sot, të gjithë ne – maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllahët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, kemi një detyrë patriotike që të jemi gjithmonë të bashkuar në ushqimin e shoqërisë sonë të drejtë. Një shoqëri me mundësi të barabarta, një shoqëri e drejtësisë, përgjegjësisë dhe barazisë – Një shoqëri për të gjithë!”, theksoi Zaev.
Ai shtoi se shënimi i datave të mëdha, nderimi i të gjithë brezave të mëparshëm që kanë pjesë në shtetësinë dhe në lirë është vetëm një pjesë e obligimit tonë ndaj të kaluarës tonë dinjitoze.
“Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut! Të rrojë liria”, theksoi ai në urim.

Zaev: E kemi detyrim të jemi të bashkuar në kultivimin e shoqërisë tonë të drejtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";